Hapësire reklamuese

Politikë

“Basha fle me vulat në xhep”, Belind Këlliçi tregon çfarë ndodhi në zyrat e FRPD-së: Më kishin vjedhur laptopin, USB-në dhe sende personale

Shkruar nga Newsbomb
“Basha fle me vulat në xhep”, Belind Këlliçi tregon

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli mbrëmjen e sotme për atë se çfarë ndodhi sot zyrat e FRPD. Ai ka akuzuar kryedemokratin Basha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se ka bastisur zyrat e këtij forumi dhe ka vjedhur vulën bashkë me të dhëna personale të tij.

Belind Këlliçi: Te xhepi i djathtë mban vulën e PD dhe te xhepi i majtë, mban vulën e FRPD. Pas përfundimit të mbledhjes në ambientet e PD, shkuam në zyrat e formunit. Shoh që bravat ishin të ndërruara. I kemi hapur me forcë, kam parë në zyrën time që ishin vjedhur të gjithë gjërat, laptopi personal, USB, protokollin e FRPD dhe vulën. Kjo është sjellja e Lulzim Bashës.

Pyetje: Nuk e merrnit me vete vulën?

Belind Këlliçi: Unë nuk fle me vulën si kryetari. Kam telefonuar policinë, nuk kanë ardhur, por shkuam vetë në komisariat dhe bëmë kallëzimin. Kemi kërkuar policinë shkencore. Kam kërkuar të bëhen verifikimet, se kush kanë qenë personat e armatosur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll