Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Basha: Firma fiktive për partitë fasadë. Anëtarët e opozitës në KQZ kërkojnë verifikimin e nënshkrimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre anëtarët e KQZ-së të votuar nga Opozita, kanë shprehur shqetësimin se firmat e mbledhura nga disa parti të reja janë fiktive, apo janë marrë me detyrim, duke kërkuar verifikimin e tyre.

Lidhur me këtë shqetësim ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

“Shumica në KQZ ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të saj, të votuar nga opozita, listat me firma të partive që kanë qenë të detyruara të mbledhin firmat për regjistrim. Ky veprim i paligjshëm për të mos bërë transparencë synon të mbulojë të vërtetën e firmave fallco dhe të firmave të mbledhura nga ndërmarrjet dhe institucionet pubike, përfshi OSSHE-në dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, të cilat i kanë detyruar punonjësit e tyre të firmosin për parti politike që nuk kanë as anëtarë dhe as struktura, madje edhe kryetarët i kanë me gjysëm kohë. Këto parti po shërbejnë, në vitin 2017, si fasada e shëmtuar e pseudopluralizmit të llojit të Ramiz Alisë.

Pluralizmi ka rënë në Shqipëri: në zgjedhje ka vetëm një subjekt, koalicioni i vitit 2015, madhe edhe ai i përgjysmuar. Për të fshehur këtë realitet, KQZ është ka marrë rolin e dëshmitares së rremë në favor të Edi Ramës. Kjo është një tjetër provë e rrënimit fatal institucional të republikës së vjetër, e komplotit kundër lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë”, shkruan Basha.

Tre anëtarët e opozitës në KQZ, në një deklaratë për media, njoftojnë se kreu i KQZ, Denar Biba, ka refuzuar kërkesën e tyre:

Dekleratë e Zv/kryetarit dhe dy anetareve te KQZ-se

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne mbledhjen e dt. 07. 05. 2017, do të shqyrtonte disa projekt-vendime për miratimin e listave shumemërore të kandidateve per deputet të paraqitura nga partite politike.

Tre anëtarët e KQZ konstatuan se për disa subjekte zgjedhore kishte parregullsi/mospërputhje mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit.

Ne kërkuam verfikimin e këtij dokumentacioni. Kërkesa ishte në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor dhe eshte detyrim i KQZ për të verifikuar nënshkrimet mbështetëse të zgjedhësve për kandidatët dhe për të përjashtuar nënshkrimet e parregullta, sikurse e percakton neni 71 i Kodit Zgjedhor.

Kryetari i KQZ refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi këkesën tonë përmes një votimi të pambështetur në ligj.

Vendimmarrja e kryetarit të KQZ për të penguar ligjshmërinë dhe trasparencën e dokumentacionit të kandidatëve për deputet dhe për të na penguar të ushtrojmë detyrën është një sjellje e përsëritur në dëm të misionit dhe detyrave të KQZ dhe në favor të interesave të subjekteve të caktuara zgjedhore.

Fatkeqësisht kjo vendimarrje e re abuzive, është ne vazhdën e vendimarrjeve të paligjshme të KQZ, si për shembull regjistrimi i listave të kandidateve të subjekteve zgjedhore tej afatit ligjor. Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cënon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore.

Hysen Osmanaj, Zv/Kryetar i KQZ

Vera Shtjefni, Anetare

Klement Zguri, Anetar

Më shumë

spot_img