Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Basha: Filloi stina pranverore e protestës. Rendi: Urojmë që e sotmja të mbetet lajthitje

Lajme të ngjashëm

Nga protesta e ditës së sotme, kundër çmimit të naftës

 

Edhe zoti Berisha ndërhyri me deklaratën e tij. “Shqiptarët sot paralizuan Edvin Kristaq Ramën. Situata për Edi Ramën është e pashpresë. Nuk ka shërim për të, aq sa mund të shërohet nga droga, mund të shërohet nga kjo paralizë” deklaroi Berisha para mediave.

Protesta u zhvillua në orën 11.00 për pesë minuta edhe në akset kryesore kombëtare në vend.

Pas protestës ka reaguar edhe zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea. Sipas Gjebresë, edhe pse protesta zgjati vetëm pak minuta, në asnjë rast nuk duhet të bllokohet rruga dhe lëvizja e lire, pasi në këtë mënyrë cënohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.

“Sado pak të zgjaste protesta, s’duhet të bllokohet rruga pasi cënohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar. PD dhe askush s’ka të drejtë të ndalojë qarkullimin. Urojmë që kjo e sotmja të mbetet lajthitje”, tha Gjebrea, gjatë aktivitetit për analizën vjetore të ministrisë.

 

Më shumë