Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Basha është çun king, muahhh”, shpërthen aktori i njohur: Qeveria po vret njerëz me vaksina, edhe në 21 Janar i vrau Rama

Shkruar nga Newsbomb
“Basha është çun king, muahhh”, shpërthen

Aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili iu bashkua fushatës së Partisë Demokratike, akuzon qeverinë se po vret qytetarët me vaksinat anti-Covid.

Gjatë një fjalimi nga sheshi ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar, Liçaj pretendoi se deri tani kanë vdekur katër persona nga vaksinat kineze. Ai gjithashtu akuzoi Ramën se është vrasës i 4 protestuesve në 21 Janar.

Më tej Liçaj nuk kurseu lavdet për Lulzim Bashën duke thënë se është një njeri i rregullt me ligjin, i shtruar dhe king.

Pjesë nga deklarata e Liçajt:

Kanë ikur katër, ndjesë passhin se janë shqiptarë. Katër shqiptarë të mirë kanë ikur nga vaksinat kineze. Nuk janë thashetheme, ai po vret me vaksinën, ka vrarë dy gra atje në veri. Një i mbarum, një njeri që s’ka lexuar një libër në jetën e vet. Apo Elisa Spiropylli, që thoshte xhaxhi Gramoz më jep një sufllaqe se skam hëngër.

Basha çun king, muahh, maru jashtë, i përmbajtur, jo si ky debili që merret me qentë dhe macet dhe i thotë pusho. Njeri i ligjit, çun i shtruar, nuk i del gruas nga krevati. Sali Berisha bëri gjëra të mira, të futi në nato, bëri rrugë, në 21 Janar paska vrarë rilindja..

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll