Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha e vendosi drejtues politik në Gjirokastër, Besnik Mustafaj kundër Tritan Shehut: E skualifikuam me unanimitet, e ka të mbyllur karrierën se është 70 e ca vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Basha e vendosi drejtues politik në Gjirokastër, Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike ka komentuar ditën e sotme vendimin e Lulzim Bashës për të caktuar tritan Shehun si drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës.

Mustafaj u shpreh në Abc News se anëtarët e Komisionit e kishin skualifikuar në unanimitet me 5 vota kundër Tritan Shehun, për shkak se mendonin se karriera e tij politike ishte mbyllur, pasi është mbi 70 vjeç.

“Shehun ne e kemi skualifikuar me 5 vota kundër unanim. 5 anëtarët kanë qenë unanim në këtë pikë që zoti Shehu e ka të mbyllur karrierën. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje që ka të bërë me integritetin e tij. Zoti Shehu është 70 e ca vjeç dhe ne kemi menduar në atë gjykim që e ka mbyllur karrierën e tij politike. Ka qenë kryetar i PD, zv. Kryeministër. Ka një karrierë të lavdërueshme dhe të merituar. Ne nuk kem qenë ekzekutiv por konsultativ. Vendimet tona nuk janë të pakontestueshëm. Unë nuk ndihem i lënduar. Vetë Shehu ka menduar të vazhdojë karrierën e tij politike”, tha Mustafaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll