Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Basha e thotë qartë: Çdo vendim që është marrë në atë parlament do rishikohet. Nafta në Ballsh është grabitur, Vjosa po shkatërrohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama bashkë me oligarkët e tij po e shfrytëzojnë zonën naftëprodhuese të Ballshit për t’u pasuruar.

Lidhur me Lumin e Vjosës, Basha tha në “Opinion” se gjithmonë ka qenë në mbështetje të asaj pasurie kombëtare. Kreu demokrat u shpreh i qartë se do të rishikojë çdo vendim që është marrë në atë parlament.

Basha: Dje kam qenë në takim me naftëtarët e Ballshit, jo për herë të parë, për herë të dhjetë. Mund t’ju them se edhe pse nuk jam ekspert i fushës e njoh problemin dhe mund të them që është 100% politik. Politika në vend që ta kthente këtë pasuri në favor të shtetit, të qytetarëve, të komunitetit atje e ka parë si mundësi për fitime marramendëse. Është një ortakllëk mes qeverisjes dhe një grusht njerëzish. Për Vjosën kam qendrimin që kam prej 6 vitesh, jam për mbrojtjen e asaj pasurie kombëtare.

Ne i konsiderojmë këto vendime të paligjshme me efekt prapaveprues. Ne kemi mbajtur gjithmonë qendrim publik për vendimet e kësaj qeverie, për çdo PPP apo koncesion, përfshirë aeroportet. Unë kam një zotim tjetër: Një parlament që ka dy vjet që bën ligje me porosi, do t’i rishikohet çdo vendim dhe pasojat do jenë akute për përgjegjësit.  

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img