Hapësire reklamuese

Politikë

Basha e rikthen aktiv Salianjin në PD, hap sekretariat për të

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha emëroi Ervin Salianjin, Sekretar për Aksionin Qytetar. PD njofton se ky sekretariat do të jetë në funksion të qytetarëve, zërit të tyre dhe nxitjes së tyre për mobilizim dhe aksion kundër arrogancës qeveritare, korrupsionit dhe padrejtësive.

Salianji ishte kandidat për garën për kreun e FRPD-së, por u mund nga kundërshtari i tij Belind Këllici. Tashmë ai do të rikthehet sërish aktiv në PD, me emërimin në këtë sekretariat.

“Zoti Salianji vjen nga një përvojë në këtë drejtim, ku si koordinator i Partisë Demokratike dhe drejtues i Departamentit për të Drejtat e Njeriut ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe problematikat e tyre. Ervin Salianji ka përfunduar studimet e larta për Drejtesi dhe aktualisht po perfundon doktoraturën në të drejtë publike/kushtetuese. Në vitet 2011-2014 ishte avokati i qytetit te Tiranes. Ne vitin 2013 u emërua koordinator për çështjet ligjore në Partine Demokratike. Z. Salianji është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ishte kandidat për kryetar të Forumit Rinor të PD”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll