Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Basha e përjashtoi për të mirën e PD”, Noka përplaset me Xhaferrin: Ke bërë telefonata për të bllokuar Berishën në Durrës! (DEBATI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përplasja mes demokratëve është zhvendosur edhe në studiot e emisioneve televizive.

Këtë mbrëmje, i përjashtuari më i fundit nga një post që mbante në PD, Flamur Noka ka debatuar me deputetin durrsak Ferdinand Xhaferri.

Noka e ka akuzuar Xhaferrin se ka tentuar të bllokojë Sali Berishën nga mbledhja e firmave në Durrës, por Xhaferri ka mbrojtur vendimin e Bashës për të shkarkuar Berishën, duke thënë se e ka bërë për të mirën e anëtarëve të PD-së.

Xhaferri tha se vendimi i Bashës ka dhënë rezultate pozitive duke bërë që ndërkombëtarët të “rivendosin” kontaktet me PD-në, e përmes mbështetjes së ndërkombëtarëve, ai tha se PD do të arrijë të vijë në pushtet.

Pjesë nga debati në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Noka: Ke bërë telefonata për të bllokuar mbledhjen e firmave të Berishës në Durrës. Por Durrësi 51% i ka mbledhur. Pra Durrësi është edhe kundër teje.

Xhaferri: Unë jam shumë i qetë, ky vendim i Lulzim Bashës që u mor në limitet kohore, tregon që ai e ka marrë këtë vendim vetëm nga shqetësimi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe anëtarëve të saj.

Noka: Nuk pushkatohet partia nga shqetësimi. Jo. Më the shumë mirë që paska filluar Basha të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Basha s’ka mbështetjen e shqiptarëve.

Xhaferri: Ke marrë rolin e barometrit për të matur mbështetjen.

Noka: Ndërkombëtarët, a thua se ndonjëri prej nesh ka qenë kundër ndërkombëtarëve? Marrëdhëniet më të mira i ka patur Sali Berisha me ndërkombëtarët. Jam dakord t’i respektosh marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por më parë me shqiptarët.

Xhaferri: Dy arritjet më të mëdha që ka ky komb, kanë ardhur me mbështetjen e SHBA. Partitë bëjnë llogari, dhe zgjedhjet mund të fitohen vetëm në aleancë me ta. Zgjedhjet nuk i fituam se kishim ndërkombëtarët kundra.

Noka: Mos gënje se të kam koleg. Nuk ke pas asnjë ndërkombëtar kundër. Nuk kanë besuar shqiptarët Lul Bashën ose Lul Basha s’ka dashur të fitojë.

Xhaferri: Ti mendon se PS në Durrës ka fituar me zgjedhje të ndershme?

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img