Hapësire reklamuese

Politikë

Basha e nis ditën me mesazh për vettingun e politikanëve: Do pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit dhe veseve

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur me ditën me një mesazh, ku shkruan se PD do ja dalë për të pastruar politikën nga “llumi”, duke iu referuar vettingut të politikanëve.

Me anë të një postimi në twitter, Basha shkruan se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të kësaj partie dhe se e duan Shqipërinë në gjumë.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit & Pdshqiperi. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë” shkruan Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll