Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Basha e la jashtë liste, Edit Harxhi flet sërish: Ne nuk mund të ngrihemi duke rrëzuar gjithçka. Çështjen e liderit do e shohim me rezultatin e zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Koha për t’u shkundur”! Kështu u shpreh një ditë më parë ish-zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi pasi u la jashtë listës së Partisë Demokratike duke ngjallur edhe një “furtunë” të vërtetë reagimesh në rradhët e demokratëve.

Por sot, Harxhi ka folur më gjatë në emisionin e mëngjesit në News 24 duke i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve.

“Topalli, Imami…nuk janë themelues të PD, janë ideologë”, u shpreh ndër të tjera ish-zv.ministrja ndërsa tha se çështja e liderit duhet parë pas rezultatit të zgjedhjeve.

Ju u latë jashtë listave dhe thatë “koha për t’u shkundur”….

Si konservatore dhe e djathtë që jam unë besoj shumë në ciklimin e figurave, të elitave, elitat kanë nevojë të qarkullojnë sidomos në një vend si Shqipëria.

Pikërisht se besoj në konservatorizëm, mendoj se elitat qarkullojnë brenda strukturave. PD është një institucion, përveçse është parti si PS. PD është lëvizje, është frymë dhe ne shpesh herë kemi patur kritika pse nuk funksionojnë strukturat, arsyeja është se strukturat mblidhen në momente zgjedhjesh se është frymë. Ndaj mendoj që qarkullimi i elitave por vecoj një gjë, në një parti të djathtë elitat qarkullojnë brenda sistemit jo jashtë sistemit. Ata nuk kanë hedhur bazat, ata janë ideologë të partisë, zoti Imami, zonja Topalli, zonja Bregu ka qenë më vonë dh është pjesë e qarkullimit të elitave.

Ka një problem shumë të madh referimi. Unë kam mbështetur më së tepërmi çadrën e lirisë. Ne nuk mund të ngrihemi duke rrëzuar gjithçka, nuk është kjo krijimi i republikës së re.

Basha lideri i duhur që i duhet PD-së?

Duke qenë se jam pjesë e PD dhe smund të ndryshoj kurrë nga kjo që jam dhe s’do rresht së mbëshjteturi këtë kauzë, është familja ime, unë besoj këtë: Dua që PD të fitojë, do isha shumë e lumtur të fitojë bindshëm se e keqja aktuale është një qeveri që e ka çuar drejt krimit, kanabisit.

S’kam qenë partizania më e madhe e përfundimit të cadrës në atë formë, se unë jam qendrestare. Marrëveshja erdhi në momentin e duhur por se çfarë i bëri kjo PD-së dhe ne qendrestarve mund të kishte qenë një zgjedhje tjetër që pa filluar çadra.

Basha është kryetari i PD-së dhe ne nuk votojmë kryetarin, ne votojmë PD-në në përgjithësi.

Ne duhet të vazhdojmë të mbështesin PD-në. Çështjet e liderave shifen pas zgjedhjeve sepse do shohim edhe rezultatin. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img