Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar dy drejtorët e policive të Korçës dhe Gjirokastrës se janë nën shërbimin e krimit dhe kryejnë trafik droge. Sipas Bashës, Arianit Arapi në Gjirokastër dhe Ajet Zyberi në Korçë janë dy nga personat e besuar të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të kryer këto punë.
Për kreun e PD-së, kjo tregon klabëzimin e shtetit dhe se ai ndodhet tashmë në duar të mafies. “A është kjo era shtet? Kjo është era e kalbëzimit të shtetit, është era e rënies së shtetit në duar të mafies. Cili është matësi kryesor i shtetit? Është forca dhe dhuna ndaj të pamundurve apo shërbimi ndaj krimit? Akuzat tona janë të vërtetuara edhe nga partnerët”, u shpreh Basha.
Lexo edhe: PD, Tabaku: Nga abuzime e qeverisë, çdo qytetar ka humbur 300 euro