Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha dhe Nishani përballen në Këshillin Kombëtar, kryedemokrati: Struktura e PD funksionoi, u përballëm me blerjen e votave; ish-presidenti: Gjysmën e fajit e kemi ne

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku kanë mbajtur fjalën e tyre kryedemokrati Basha dhe kryetari i këtij Këshilli, Bujar Nishani.

Basha është shprehur se struktura e PD funksionoi, por opozita u përball me një strukturë kriminale të blerjes së votës.

“E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit. Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundështarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit. Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët,”-mësohet se është shprehur Basha.

Nga ana tjetër, Nishani tha se gjysmën e fajit e ka partia, pasi PD ka marrë më pak vota se në vitin 2013, kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe u larguan.

“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve. Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. Shqipëtarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%. Kur populli do ndryshim, lëshohet si dallgë në qendrat e votimit për ndryshim. Sot kemi vota më shumë se në 2017 po më pak se në 2013 kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen. Ne mbetëm përsëri parti e dytë me diferencë të madhe. Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019.”- tha Nishani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img