Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha dhe Kryemadhi bëhen bashkë për herë të parë për fushatën elektorale, takohen me banorët e Kombinatit të dëmtuar nga tërmeti

Shkruar nga Newsbomb
Basha dhe Kryemadhi bëhen bashkë për herë të parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit.

Basha tha se koalicioni PD-AN do të bëjë koalicion me LSI-në për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit dhe të shpresës.

“Koalicioni PD-AN do të bëjë koalicion me LSI-në për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit dhe të shpresës që do të hapë negociatat me BE në 100 ditët e para. Le të vazhdojmë së bashku maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim”, tha Basha.

Ndërkohë Kryemadhi u shpreh se Rama nuk po rindërton asnjë shtëpi të qytetarëve por vetëm xhepat e tij 3D.

“Jemi këtu bashkë edhe pse kemi 2 vite që nuk ndahemi. Jemi këtu sepse fronti opozitar mendon për shqiptyarët, mendon për familjet tuaja. Rama po rindërton vetëm xhepat e tij 3D dhe asnjë shtëpi të njerëzve. Deklarata e presidentit të Serbisë tregon hallin e madh të Ramës”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll