Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha denoncon te pasardhësi i Merkel krimin dhe korrupsionin: SHBA dhe BE të flasin qartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

921cba8123490c985b45f044dce6fcba

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane”, shpalosi para kreut të partisë gjermane, CDU, Armin Laschet, aleatit te Merkel dhe politikaneve austriakë planin e tij për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Mes të tjerash Basha tha se këto nuk janë thjesht zgjedhje, por janë luftë për demokraci.

“Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend”,- tha Basha.

Sipas tij, pa u ndarë politika nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara.

“Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. Është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë. Kjo qeveri e ka tmerr transparencën,- tha Basha.

Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet, i pranishëm në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, tha se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë.

Ai tha se korrupsioni pengon Shqipërinë që të shkoj drejt modernizimit.

“Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajë. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj.

Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Për sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu”, ka thënë ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img