Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Basha denoncon ngritjen e një hoteli me 5 yje në mes të Tiranës, ja si po e ndërton biznesmeni i njohur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në fjalën e tij në seancën parlamentare kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se biznesmeni Orest Sota të cilët i janë gjetur 863 mijë euro në makinë dhe dy patentat e ish-ministrit Saimir Tahiri, ka fituar tenderin e komisariatit të Kombinatit.

Ai shton se i ati Lefter Sota po ndërton një hotel me 5 yje te Selvia në Tiranë pasi ka marrë lulishten afër Policisë Bashkiake.

“E bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, ne i hoqëm vizat Edi Rama po i kthen prapë. Shqiptarët nuk janë budallenj, budallenj do ishin po të besonin se ajo që i ka ndodhur Saimir Tahirit është rastësi, që shet makinën e nuk jep dokumentat është rastësi, që kriminelët e përflasin kot është rastësi, që nuk është ky saimir por është tjetër, që merr 5 milion në muaj por i duhen 20 milionë për fushatë është rastësi. Budallenj do të ishin po të besonin se është rastësi që ky ka patentë skafisti, jo 1 po 2 ,rastësi është që patenta i gjendet bashkë me 863 mijë euro në makinën e një biznesmeni që ka fituar tenderin e komisariatit të kombinatit, në makinën e një biznesmeni tjetër që po ndërton një hotel me 5 yje tek Selvia pasi ka marrë lulishten afër policisë Bashkiake.

Ku janë paratë thotë Edi Rama? 863 mijë janë në prokurori, po janë një thërrime në thesin me qindra miliona euro të drogës që nuk janë shpifjet e mia, por janë shifrat e sakta të policsë gjermane, italiane, franceze dhe të europolit.

Thirrja ime sot është të ndalim me çdo kusht këtë buxhet të krimit, ndjej trishtim të madh kur shoh zombizimin e kësaj pjese të sallës, e di që ju mendoni se ky është një moment për të bërë politikë, po jua them që ngrihuni në nivelin e socialistëve të ndershëm, kundërshtojeni këtë buxhet që do cmontohet si kjo qeveri e vdekur politikisht” u shpreh Basha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img