Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Basha dënon krimin në Gjirokastër: Dhuna ndaj grave është një plagë sociale që kërkon kurë, PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dwnon krimin e rëndë, ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku burri dogji me benzinë bashkëshorten e tij.

Në reagimin e tij Basha shprehet se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë. Sipas tij, PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave.

“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë…sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan Basha në Twitter.

Lexo edhe: Ngjarje shokuese në Gjirokastër, burri 72 vjeçar djeg gruan me benzinë (EMRI)

Më shumë

spot_img