Hapësire reklamuese

Politikë

Basha: Dekriminalizimi, dorëheqja e Elvis Rroshit është prova që ligji funksionon

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashan ë një deklaratë për shtyp ka vënë theksin tek dorëheqja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi  dhe ka treguar se kjo është një prova që ligji funksionon.

"Efektet e ligjit të dekriminalizimit kanë filluar të ndjehen, sot Elvis Rroshi dha dorëheqjen.

Elvis Rroshi kishte mbështetjen e plotë nga Edi Rama edhe kur 'Birn' i kujtoi krimet. Ai sfidoi komunitetin ndërkombëtarë dhe popullin e Kavajës.

Elvis Rroshi ka dënim në Zvicër për trafik droge. Mbetet subjekt i ligjit për dektiminalizimin. Edi Rama e ka ditur dhe i është kërkuar të mos e kandidojë dhë zgjodhi ta kandidojë dhe sot përsëri e mbrojti. Edi Ramës I është kërkuar të mos e kandidonte. Edi Rama e ka katandisur Shqipërinë e ka mbushur me rekorde kriminale.

Elvis Rroshi është prova e parë që ligji funksionon. Por problemi nuk zgjidhet me largimin e Rroshit, Rama duhet të largohet që i ka zhytur shqiptarët në një krizë të thellë.

Largimi i Edi Ramës është zgjidhja dhe duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka. Shqiptarët e dinë se e keqja do të vazhdojë, siç u mbrojt Elvis Rroshi deri në minutën e fundit. Ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja, sot nuk është një ditë për të fërkuar duart, lufta do të përfundojë kur Rama të largoohet nga pushteti me votën e lirë të popullit" përfundoi Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu