Hapësire reklamuese

Politikë

Basha debat me dy deputetët e PD në Kuvend, largohen nga seanca për t’u sqaruar

Shkruar nga Newsbomb
Basha debat me dy deputetët e PD në Kuvend, largohen nga seanca

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme është rikthyer në Kuvend. Basha në seancë është takuar me deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin.

Mësohet se në Kuvend ka pasur replika mes Bashës, Sulës dhe Korreshit, pasi këta të fuindit kanë kërkuar sqarim për situatën e krijuar pas mbledhjes së Kyesisë dy ditë më parë, ku një grup militantët u bllokuan rrugën deputetëve dhe sulmuan gazetarët.

Basha dhe dy deputete janë larguar nga seanca për ta vazhduar bisedën jashtë Parlamentit, ku kanë shkuar në një medis të qetë për të folur.

Kujtojmë që pak para se të futej në Kuvend, Basha tha se nuk kishte lidhje me përplasjen teksa dënoi aktin duke thënë se nuk e ka pasur model dhe nuk do ta ketë dhunën.

“Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike. Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri”, tha Basha më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll