Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Basha “braktisi” Kuvendin e PD para kohe, Kadilli e ironizon: Shpresoj të mos ketë patur nevojë për gjumë, por të reflektojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha është larguar nga Kuvendi i Partisë Demokratike para kohe, duke mos qëndruar për të dëgjuar të gjitha fjalimet e anëtarve të Kuvendit.

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka ironizuar largimin e Bashës, duke thënë se uron që kryedemokrati “të mos ketë patur nevojë ëpr gjumë, por të reflektojë”.

Në fjalën e tij Kadilli kritikoi mënyrën se si është drejtuar PD nga Basha, teksa tha se qytetarët kërkojnë që partia të jetë e hapur, pasi kjo është mënyra e vetme që ata të besojnë te PD.

“Kryetari Basha iku, shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë. Herët a vonë, të gjithë do ballafaqohemi me të shkuarën, me çdo gjë të keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korruptuar është tradhtar i qytetarët. Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresë. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi ide konkurruese. Po i kthyem lirin,ë, vlerën e konkurrencës partisë sonë, do ja garantojmë edhe qytetarit. Qytetarët do të na besojnë nëse do të jemi të hapur et bashkuar, për t’i treguar se nuk jemi sundimtarët e sotëm, por ndryshe nga ata. Mos ngushëllohemi me faktin që jemi parti popullore Europian,e ne duhet ët jemi parti popullore në Shqipëri në radhë të parë. Ne duhet t’u kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Duhet të shpallim artë e jemi partie e parë pro perëndimore dhe nuk kemi e nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor, duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, do të jemi forca më e madhe në vend dhe forcë e parë”, tha Kadilli.


Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img