Hapësire reklamuese

Politikë

Basha “braktis” kryeqytetin dhe shkon në Shkodër, takon punonjësit e një fasonerie

Shkruar nga Newsbomb
Basha “braktis” kryeqytetin dhe shkon në Shkodër, takon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lënë takimet në kryeqytet dhe i është drejtuar  Shkodrës.

Ai ka bërë një bashkëbisedim të hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e një kompanie të prodhimit të veshjeve në Shkodër.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkuan se sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.

Mirëpo, sipas tij me rritjen e taksave, çmimit të naftës dhe kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha, madje disa prej tyre kanë falimentuar.

“Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike,” shkuan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese