Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Basha bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor: Kur të bëhem kryeministër sfida ime do të jetë punësimi juaj pas studimeve, do japim 5000 bursa në vit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dcc81a161039d586ccfa38cb6a099cfd

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë online me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, ku u fol për problematikat e tyre dhe programin “Rinia Fiton”.

Basha u kujtoi të rinjve se kur të marrë pushtetin PD do të japë 5000 bursa në vit për studentët si dhe u premtoi se praktikat nëpër biznese do t’i kenë të paguara.

Përmes një shënimi në facebook, Basha thekson faktin se sfida e tij si kryeministër i ardhshëm do të jetë punësimi i të rinjve pas studimeve.

Shënimi i Bashës

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj.

Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes.

Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

Më shumë

spot_img
spot_img