Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha: Beteja jonë nuk është kundër PS, por ndaj pakicës së korruptuar që plaçkitën një grusht njerëzish

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar raportin e muajit Mars të Transparency International, që e cilëson Shqipërinë si të kapur nga korrupsioni.

Ai ka deklaruar se beteja e shoqërisëë shqiptare nuk është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe ka plaçkitur një grup të vogël  njerëzish.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin dhe janë te vendosura të shpëtojnë vendin.

Postim i plotë i Lulzim Bashës:

Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë.

Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img