Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
45 %
5.1kmh
75 %
Mar
18 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
13 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Basha bën zotimin utopik: Opozita e ardhshme socialiste do shërbejë si rojtarja e qeverisë sonë, që të mos lajthisim. Do kenë akses në informacionet shtetërore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë disa premtime dhe zotime utopike, të cilat do t’i ndërmmarë pas 25 prillit kur të bëhet kryeministër.

Lideri demokrat tha sonte në “Real Story” se pas 25 prillit ai do e konsiderojë opozitën si një rojtare të qeverisë, duke i dhënë këtij institucioni të drejtën për të pasur akses në informacionet shtetërore.

Basha: Propozimi i parë është që ne së bashku me opozitën e ardhshme socialiste dhe në konsultim me qytetarë t’ju ofrojmë një kushtetutë të re Shqipërisë ku pushtetet të jenë të ndara, ku parlamenti kontrollon qeverinë dhe nuk është noteri i qeverisë. Po ama ata që vijnë në parlament të jenë përfaqësues të zgjedhësve dhe jo të grupeve të interesave të kryetarit të qeverisë. Propozimi i dytë që përveç fuqizimit të institucioneve të kontrollit të fuqizohet opozita si institucion dhe dua të bëj një zotim: Opozita e ardhshme socialiste do të ketë garancitë për të shërbyer si mjet efektiv kontrolli ndaj qeverisë vetëm kështu do garantojmë që qeverisja e nesërme dhe çdo qeveri e ardhshme të mos lajthisë dhe të fillojë të kërcënojë këdo, gazetarë e analista. Që të mos vijmë prapë këtu, ne do bëjmë këtë gjë. Institucioni i kryetarit të ardhshëm të opozitës do të ketë akses të mjaftueshëm në informacionet shtetërore që të mos jetë e pafuqishme që të bëjë detyrën. Sepse opozita është rojtare e qeverisë, kjo është detyra e saj.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit