Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Basha bën premtimin: Do mbulojmë 100% të tarifës bachelor për studentët (Kategoria që do të përfitojë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7cda3a26f730e4e8da1867d86d2e3fa

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me disa studentë të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët ndanë shqetësimet e tyre për çeshtjet e drejtësisë në Shqipëri, por dhe problematikat e arsimit në përgjithësi.

Basha u garantoi se nesër me PD-në në pushtet nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar.

Kryedemokrati premtoi mbulim 100% të tarifës së studimit studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë.

“Nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qiraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, tha Basha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img