Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha bën deklaratën e fortë: Me ardhjen në pushtet, do të heqim imunitetin kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

Shkruar nga Newsbomb
Basha bën deklaratën e fortë: Me ardhjen në pushtet, do

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme për reformën në Drejtësi, ku tha se me ardhjen e opozitës në pushtet, do të heqë imunitetin e mbetur të kryeminstrit, të ministrave dhe deputetëve.

“Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht në 25prill, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të larguar të keqen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll