Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Basha bashkohet me masat e ndërmarra nga Rama: Apeli im, zbatoni të gjitha rregullat në fuqi, kryeministri mos t’i botojë vetëm në ‘Facebook’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b36e419c56efe987e486f8bd07f92134

Lulzim Basha, i pyetur në lidhje me lëvizjen e shkujdesur të qytetarëve këto ditë, edhe pas masave të ndërmarra nga qeveria, tha se apeli i tij për qytetarët shqiptarë është që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat në fuqi.

Basha tha se ato nuk janë dëshira personale të Edi Ramës, por detyrime ligjore që rrjedhin nga ligjet e Republikës së Shqipërisë, në rast epidemie apo fatkeqësie natyrore e gjendje emergjence.

Kreu demokrat tha gjithashtu se kryeministri nuk duhet t’i botoj këto masa vetëm në ‘Facebook’, por sipas formateve që i dikton Kushtetuta.

 “Apeli im është zbatimi rigoroz i rregullave në fuqi. Për qeverinë është botimi i këtyre rregullave jo vetëm në facebook, por sipas formateve që i dikton kushtetuta. Këto nuk janë dëshirat personale të kryeministrit, por janë detyrime ligjore që rrjedhin nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ligjet për fatkeqësitë natyrore, për sëmundjet infektive, për gjendjen e emergjencës. Në çdo rast, masat e shpallura duhet me doemos të respektohen”, tha Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img