Hapësire reklamuese

Politikë

Basha akuzon Ramën: Ç’ka po ndodh në Rinas është dështimi i tij i radhës. Në 25 prill do anëtarësohemi në BE, apo do vazhdojmë me të?

Shkruar nga Newsbomb
Basha akuzon Ramën: Ç’ka po ndodh në Rinas

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë atë dhe partinë e tij në 25 prill, nëse duan që vendi të naëtarësohet në BE.

Lidhur me ngërçin që është krijuar në aeroportin e Rinasit, për shkak të braktisjes së punës nga kontrollorët, Basha thotë se është faji i Ramës, një nga disa dështimet e tij, pasi zgjodhi të vërë në radhë të parë interesat e tij para atyre të shqiptarëve.

Kreu demokrat është i bindur për fitore të thellë të opozitës së bashkuar.

Shënimi i plotë i Bashës

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll