Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha akuzoi burrin e Gjylametit për Kuvendin e Berishës, reagon deputetja: Shpifës! Kompania nuk ka lidhje me familjarët e ti

Shkruar nga Newsbomb
Basha akuzoi burrin e Gjylametit për Kuvendin e Berishës, reagon

Deputetja Blerina Gjylameti i përgjigjet Lulzim Bashës për akuzat që ky i fundit i bëri dje bashkëshortit të saj. Sipas Bashës, burri i Gjylametit, bashkë me një kompani italiane dhe një televizion kombëtar në vend sollën në Tiranë skenën për Kuvendin e Sali Berishës.

"E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake…", thotë Gjylameti ndër të tjera.

Reagimi i plotë i deputetes së PS:

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake…

 Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste... Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll