Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha afron Glaukun në PD, reagon miku i Sokol Olldashit: Ata që e ‘vranë’ të gjallë, po e shkundin të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Glauk Olldashi-Sokol Olldashi-Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka afruar pranë së djathtës, djalin e të ndjerit Sokol Olldashi, Glaukun.

Sot madje, Glauku mbajti edhe një fjalim në takimin e Bashës me studentët por kjo nuk është parë me sy të mirë nga njerëz të cilët kanë qenë afër me ish-deputetin e PD kur ai qe gjallë.

Elvi Fundo, një nga njerëzit e afërt të Olldashit, i cili qëndroi i tillë edhe pas vdekjes së tij, ka shkruar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

‘Ata që e "vranë" të gjallë po e shkundin të vdekur’, shkruan Fundo.

Shumë e shohin afrimin e Glaukut në PD si përdorje që po i bën kryedemokrati Basha për t’u treguar të djathtëve se ai gëzon mbështjetjen e PD-së së vjetër.

Screenshot_2.jpg

“Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.

Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,

Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”, tha Basha sot teksa prezantoi Glauk Olldashin para studentëve të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll