Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha: 31-vjeçari në Dukagjin u ekzekutua për kanabisin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3ff32644345bb892dc1ffa8f3aff6777

‘’Një 31 vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin.’’, kështu ka deklaruar këtë të shtunë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa 5 deputetë të partisë së tij janë në Ishëm për të kqyrur avionin e pilotit më tej.

‘’Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet.

Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe ne Shqipëri.

Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve.

Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.

Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.

Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.

Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota.

Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.

Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.’’, komenton më tej Basha.

 

LEXO EDHE:Vetëdorëzohet njëri prej vëllezërve, pas ekzekutimit të 31-vjeçarit në Shkodër. FOTOJA dhe ARMA e krimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img