Hapësire reklamuese

Aktualitet

Baroni i drogës Klodian Copja, i dënuari i parë që ekstradohet nga Anglia në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Baroni i drogës Klodian Copja, i dënuari i parë që

Baroni shqiptar i drogës Klodian Copja është është shqiptari i parë i dënuar në Angli që do të ekstradohet në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve. Ai do vijojë burgimin prej 17 vitesh të mbetura në Shqipëri.

Copja, i cili futi një sasi të caktuar kokainë me vlerë prej 60 milionë sterlina në Londër, ishte dënuar  17 vjet dhe katër muaj burgim pas një hetimi dy vjeçar nga Komanda e Krimit të Organizuar të Met.

Klodjan Copja, u dënua në gjykatën e Kingston Croën në vitin 2017, pasi u shpall fajtor për tre akuza, atë të komplotit për të furnizuar me drogë të klasit A, konspiracion për të importuar një drogë të klasit A dhe shpërndarje droge të klasit C.

Çopja u kap nga policia pasi u zbulua rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Britani në vitin 2013 -2015.

Hetimi përfshiu tre faza të arrestimit për të grumbulluar prova kundër Copjas, kreut të rrjetit.

Përpara se të bëhej kapja e grupit, hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund.

Si rezultat, 12 persona u arrestuan për përfshirjen e tyre si konsumatorë ose furnizues të drogës së klasës A, me vlerë 2.5 milionë. Ata morën një total 166 vjet burg. Më 3 korrik 2013, oficerët e Metit arrestuan korrierët e Copjas qe posedonin 11 kg kokainë, 6,5 kg heroinë dhe 3 kilogram kanabis në Londër.

Përgjimet telefonike e implikonin Copjan si shpërndarës të lëndëve narkotike eshte jashtë vendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese