Një bari i zonës në fshatin Palasë ku ndodhi ngjarja tronditëse ditën e sotme, ka rrëfyer detaje tmerruese të autorit Jorgo Zani me probleme mendore.
Bariu thotë se ai e ka qëlluar dukur me sende të forta dhe ka tentuar ta vrasë me sëpatë, ndërsa tregon se Jorgo Zani kishte probleme mendore dhe prirje kanibaliste.
“Ai shkonte në mal dhe vriste këlyshë qensh. Më pas i hante. Nuk guxonte njeri t’i thoshte gjë”.
Bariu tha se 12 vjeçari u mashtrua nga Zani i cili e ndoqi me vrap rreth 150 metra pranë banesës. Më pas e qëlloi me kanxhar duke e gjymtuar. Kokën e viktimës e mori në dorë ndërsa trupi mbeti në rrugë. Bariu thotë se edhe gjatë vrasjes së të afërmit të tij të mitur, Jorgo Zani shfaqi shenja kanibalizmi.
Autori ishte një person mjaft i rrezikshëm dhe problematik për të gjithë fshatin, por qëndronte i lirë prej disa kohësh pas mjekimit në një spital psikiatrik në Greqi.