Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

“Barin haje vetë”, shpërthen ish-ministri i Drejtësisë: PD duhet të ndërpresë kontaktet me Yuri Kim!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar i revoltuar ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila sot në drekë pas takimit me Bashën në selinë blu, bëri një deklaratë që shumë e kanë cilësuar fyese për demokratët.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, tha Kim, duke nënkuptuar se i kishte kërkuar Bashës që Berisha nuk duhet të jetë në parlament sesionin e ardhshëm.

Lidhur me këtë Ylli Manjani thotë se PD duhet të ndërpresë kontaktet me diplomaten Kim, pasi nuk ka çfarë i duhet një ambasadore e cila fyen një parti të tërë.

Ish-ministri në një shënim në facebook shpreh hapur kritikat për zonjën Kim, duke i kujtuar se duhet të reagonte ndaj padrejtësive që ka bërë Rama gjatë zgjedhjeve të kaluara dhe jo të merret me opozitën. “Barin haje vetë”, thuhet në etiketimet e ministrit në fund të shënimit.

Reagimi i Ylli Manjanit

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

Screenshot 36 4

Më shumë

spot_img