Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi zbulon prapaskenat e marrëveshjes me mazhorancën: Më telefonuan ndërkombëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi zbulon prapaskenat e marrëveshjes me mazhorancën: Më

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka treguar më tepër detaje lidhur me marrëveshjen me mazhorancën.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi ka zbuluar prapaskenat e kësaj marrëveshje ku dhe ka bërë me dije se para se të merrte pjesë në Konferencën e Kryetarëve ka marrë disa telefonata nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri.

Sipas Bardhit ndërkombëtarët e njoftuan se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do e ftonte në mbledhje se e kanë pyetur nëse ai do të merrte pjesë për të gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë për të sjellë dhe normalizimin e jetës parlamentare.

Ai thekson se komisionet hetimore kanë qenë dhe kërkesat e opozitës të cilët prej muajsh i kanë kërkuar.

 “Nuk ka një marrëveshje. Ka pasur një diskutim në konferencën e kryetarëve, është një vendim marrje e konferencës së kryetarëve. Kam marrë si kryetar i grupit një ftesë, pasi e dija se disa nga ndërkombëtarët më kishin telefonuar duke më thënë se kryetarja  e Kuvendit do ju ftojë në mbledhje a do të merrni pjesë.

Komisionet hetimore janë kërkesat që ne kemi dorëzuar në nisje të këtij sesioni parlamentar dhe për këtë ne nisëm aksionin. Interesi jonë ka qenë nuk kemi pasur strate gji bllokimi apo bojkoti, ka qenë strategji e detyruar për shkak se mazhoranca refuzonte komisionet hetimore. Ne fituam të drejtat që na n jeh kushtetuta, është rivendosje e të drejtave të opozitës në Kuvend”, tha Bardhi, teksa më tej u pyet në studio lidhur dhe me qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha sa i përket kësaj marrëveshje.

“Unë e kam informuar Sali Berishën, qëndrimet e tij lidhur me dakordësinë janë publike. Pra e ka mbështetur atë dakordësi sepse opozita ka marrë atë që ka kërkuar, komisionet hetimore”, thekson Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese