Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi vijon takimet në SHBA, në darkë me senatorët amerikanë

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi vijon takimet në SHBA, në darkë me senatorët

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi ndodhet në SHBA, ku ka marrë pjesë edhe në një darkë të organizuar nga senatorët amerikanë  James Lankford dhe Mike Lee.

Të pranishëm ishin edhe deputetë dhe kongresmenë të disa shteteve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se pati diskutime për Shqipërinë dhe tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve. Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale”, shkruan Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese