Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi tha se s’janë mbledhur firmat, reagon Berisha: Pretendim i mjeranëve, ikni te Paloka për transparencë

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi tha se s’janë mbledhur firmat, reagon Berisha: Pretendim i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të PD, Gazment Bardhi se nuk janë mbledhur firmat e mjaftueshme për thirrjen e Kuvendit Komëtar.

Berisha ka shpjeguar se si do të vijojë sipas tij procedura, duke thënë se përfaqësia e PD-së tashmë nuk ka në dorë të marrë asnjë vendim, pasi duhet të zbatojë atë çka ka kërkuar shumica.

Sipas Berishës, e vetmja gjë që mund të bëjë përfaqësia, është të kërkojë transparencë për procedurat te Edi Paloka.

Pjesë nga deklarata e Berishës në emisionin “Opinion”:

Së pari shfrytëzoj rastin të përshëndes përzemërsisht të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar që kanë firmosur dhe që do të vijnë ta firmosin. Paneli të nderuar dua t’i rikujtoj një ligj universal, asambleja sipas ligjit, kur nuk e mbledh përfaqësia, mblidhet nga anëtarësia. Dhe kur një asamble e mbledh anëtarësia, është ajo që përfaqëson gjithçka, se përfaqësia ka përjashtuar veten. Ka një statut që përcakton kush mbledh Kuvendin, në rastin kur Kuvendin e mbledh anëarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi. Del vetëm një problem, verifikimi, transparenca në çdo hap.

Cilido, duke filluar nga stafi i Klan, panelistët dhe çdo njeri tjetër ka të drejtë të shkojë të verifikojë 1,000 formularë. Të shkojë zoti Bardhi, të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po, vendimmarje jo! Nuk mund të ndodhë, që të shkojë vendimi i Kuvendit në asnjë forum tjetër. Nuk shkon në gjykatë. Ka të drejtë pakica të vijë të verifikojë çdo gjë. Ka të drejtë çdo anëtar i PD-së, të vijë te Edi Paloka dhe të kërkojë transparencë.

Ky Kuvend, nëse lexon formularin, ai formular ka objektin pse mblidhet Kuvendi, dhe ai objekt do të transkriptohet në ndryshime statutore. Këta janë zotërit e Kuvendit, jo burokratët. Ky është pretendimi i mjeranëve që janë mbyllur pas katër mureve. Aty janë 4,200 janë dhe nja 600 në përpunim e sipër. Këtë e thonë njerëz që jetojnë para katër mureve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll