Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi shkrihet së qeshuri me arredimin e ri të selisë blu: Edi Rama i tmerruar nga vendosja e karrigeve dhe pozicioni i ri i tavolinës

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi shkrihet së qeshuri me arredimin e ri të selisë blu: Edi

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ironizon arredimet e fundit në selinë e Partisë Demokratike, ku Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ta shndërrojë zyrën që dikur e kishte Lulzim Basha në një sallë mbledhjesh.

Bardhi thotë se ndërkohë që SHBA “ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe blerjen e votova nga krimi i organizuar”, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe s’ka kohë të reagojë.

Bardhi komenton edhe sulmet e mbështetësve të Sali Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së duke thënë se “rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”.

"Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. ?? Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj. ?", shkruan Bardhi në rrjetet sociale teksa poston dhe disa "emoji" duke qeshur me të madhe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.