Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi sfidon Bashën: Më ço në Gjykatë, por jo siç bëre me Veliajn! Ti more kullat pasi humbe zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi sfidon Bashën: Më ço në Gjykatë, por jo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe ka vijuar me akuzat e tij për kryedemokratin, Lulzim Basha.

Akuzat e nisura në foltoren e Kuvendit, Bardhi i vazhdoi edhe jashtë saj duke thënë se Basha është i “ kurdisur”  nga qeveria për të hequr vëmendjen sa herë që mazhoranca është në vështirësi.

Ai theksoi se sa herë që ai do të “ hedhë fjalë në ajër”, referuar kështu deklaratave të kryedemokratit për deputetin ku tha se ka aleancë me kullat, Bardhi tha se do i duhet të ballafaqohet me të vëretën. E vërteta sipas Bardhit është se Basha dhe familjarët e tij janë pronarë të dy kateve të kullës më luksozë në Tiranë. Më tej ai ka zbuluar dhe një nga takimet që kryedemokrati ka bërë me pronarin e garazheve të apartamenteve për t’ i kërkuar ndjesë.

Në fund të fjalës së tij kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka sfiduar Lulzim Bashën duke i thënë që ta çojë në Gjykatë nëse akuzat e tij janë të pavërteta.

“Së pari më lejoni të sqaroj që situata si kjo e sotmja e provokuar tërësisht nga zoti Basha janë të përsëritura sa herë që mazhoranca është në vështirësi. Ju e mbani mend ditën së MC Gonigal pranoi fajësinë Basha erdhi në Kuvend dhe në vend te merrej me këtë çështje ngriti shqetësimin e grupit parlamentar të PD. Edhe sot që Rama duhet të mbahej përgjegjës për deklaratat për Ksovën, i kurdisur nga Taulant Balla ngriti një shqetësim që është i kaluar nga Partia Demokratike. Basha e di shumë mirë se si është rregullorja e parlamentit, kushtetuta por ka interes që sa herë mazhorancës i duhet të zhvendosë vëmendjen të vijë në kvuend dhe të përsëritë të njëjtën çështje. Sa herë do të hedhë fjalë në ajër që nuk do ja kuptojë rëndësinë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetëm Në 2021 demokratët luftonin që Bashën ta bënin kryeministër, ndërkohë Basha 1 muaj pasi humbi zgjedhjet i fut një porosi për dy kate në kullën e Tiranës. Është kulla në hyrjen e liqenit dhe pasi rikthehet në vend të merret me opozitën, më shumë kalon kohë në zyrën e arkitekturës në vend që të bëjë opozitë. Her tjetër duhet ti bëjë llogaritë mirë kur hedh fjalë në kuvend dhe zoti Basha e di shumë mirë këtë gjë nuk jam avokat i askujt siç është ai avokat i Ramës dhe Ballës. Dhe sa i takon kullës nuk kam shkuar unë në garazhet e apartamenteve të pronarit për ti kërkuar ndjesë.

Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çojë në Gjykatë vetëm mos e bëjë siç e beri me Veliajn që harroi pastaj të shkonte për akuzat që i bëri Veliajt për 4 vilat. Familjarët e Bashës janë e vetmja aleancë me kullat, sa sot janë pronarë të dy kateve në kullë.

Shkoni te kulla dhe shikoni nga kati i parë deri në të fundit kush janë pronarët e qendrës tregtare dhe apratamenteve dhe pastaj të vijë ai mua këtu të më akuzojë për aleancë me kullat”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese