Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi propozon ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi bashkëkryetar, ja anëtarët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi propozon ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme me grupin e deputetëve të ish-kryeministrit Sali Berisha biseduan lidhur me agjendën parlamentare të ditës së enjte, ku në fokus do të jetë reforma zgjedhore.

Bardhi bëri me dije se gjatë këtij takimi u vendos ngritja e një komisioni për reformën zgjedhore, duke bërë me dije se bashkëkryetar i këtij komisioni do të jetë Oerd Bylykbashi.

 “Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashëkryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.

Gjithashtu politikani ka folur edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ku tha se kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendit, ka ardhur si një shqetësim i paraqitur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

Ai theksoi se avokati ka disa detyra të rëndësishme në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësimin. Prandaj sipas Bardhit në kaudër të këtij shqetësimi ka vënë në lëvizje këtë proces dhe i është përgjigjur shqetësimit të ardhur nga aleatët strategjik.

 “Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve.

Ajo qe kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit”, tha Bardhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese