Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi propozon miratimin e një Rezolute për Kosovën: Kuvendi ta mbështesë

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi propozon miratimin e një Rezolute për Kosovën: Kuvendi ta

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi sot Rezoluën që kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë për organizim të aktiviteteve terroriste.

Bardhi me anë të një postimi në platformën “X”, (ish-tëitter)  shkruan se Shqiëpria duhet të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Ai shkruan se Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë.

“Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese