Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi për protestën: Qytetarët vendosin se çdo të ndodhë nesër

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi për protestën: Qytetarët vendosin se çdo të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me protestën e 20 shkurtit që do të mbahet nesër para kryeministrisë.

Bardhi është shprehur se protesta nuk është e demokratëve, por e të gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur nga qeverisja.

Ai nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje, teksa nuk tha nëse do ishte protestë paqësore apo do ketë përplasje, por u shpreh se do të ketë disa fjalime.

“Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta. Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë.

Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër. Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty. Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës”, tha Bardhi ndër të tjera në “Open” në News24.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese