Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi për Kuvendin e 30 prillit: Një akt i njëanshëm që tregon përçarje, ka një grup në PD që nuk e duan bashkimin

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi për Kuvendin e 30 prillit: Një akt i njëanshëm

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar sot para gazetarëve se Kuvndi i 30 prillit është një akt tjetër që tregon përçarjen e demokratëve.

Ai tha se platforma e bashkimit të PD është përkrahur nga shumica e deputetëve, por ka një grup pakice që sipas tij nuk e duan bashkimin e PD.

Bardhi: Kuvendi i 30 prillit është akt për të vijuar përçarjen e PD. Ka një platfomë të gruput të PD, ecila është bërë publike dhe është akt konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një grup që nuk e duan bashkimin e demokratëve dhe kërkojnë përçarjen e PD për interesa personale. Qëndrimet nuk votohen, ato shprehen.

Çdo deputet ka shprehur qëndrimin e tij, vendimet merren nga institucionet e partisë. Nëse dikush do t’i kthejë deputete e PD në karagjozë, kjo është zgjidhja e tyre. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr nga platforma, secili prej deputetevëe ka patur propozime shtesë, përvec atyre 5 pikave. E rëndësishme është që për ato 5 çështje, 32 deputetët kanë patur atë mendim për të arritur bashkimn e partisë.

Pyetje: Data 30 prill do të bashkojë apo ndajë demokratët?

Bardhi: Uroj që secili të kapërcejë veten dhe të mendojë interesin e demokratëve. Deri më tani kemi parë njëanshmëri dhe përçarje që nuk janë në interson e demokratëve,uroj të ketë reflektim dhe të ndiqet rruga e bashkimit dhe jo përçarjes së demokratëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll