Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi pas takimit me Berishën: Po bëjmë përpjekje që opozita të jetë e bashkuar

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi pas takimit me Berishën: Po bëjmë përpjekje që

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve.

Bardhi është shprehu se në mbledhje është diskutuar për marrëvëshjen me Italinë, ku është rënë dakord që marrëveshja t’i nënshtrohet një kontrolli në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera deputeti u shpreh se do ketë një platformë që do bëjë bashkë opozitën. Po ashtu ai foli për gardën, e cila sot lejoi që deputetët e përjashtuar të futen në Kuvend, duke e përshëndetur si marrëveshje.

“Do bëjmë përpjekje që opozita të jetë e bashkuar. Një propozim do i kalojë PD, grupit të PD dhe të tjerëve. Ndalimi i hyrjes së deputetëve është një masë në kundërshtim me rregulloren. Ne e quajmë si një reflektim. Reflektim dhe ne e përshëndesim këtë.

Ne gjatë mbledhjes ramë dakord që marrëveshja me Italinë t'i nënshtrohet kontrollit në Gjykatën Kushtetuese. Disa deputetë nuk ishin dakord, ka pasur debate, por që dolëm nga aty të dakordësuar”, tha Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese