Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Bardhi nxjerr vendimin e Kushtetueses dhe i përgjigjet Metës: Gjuha e Foltores s’mund të jetë gjuha e institucionit të Presidentit

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet presidentit Ilir Meta pasi e quajti gënjeshtar lidhur me çështjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi thotë se Meta nuk iu drejtua Kushtetueses për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës”, shprehet Bardhi.

Reagimi i plotë:

Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë