Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi nga Kuvendi: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të kësaj të enjte. Ndryshe nga sa jemi parë t’ i shohim përgjatë këtyre 5 muajve, deputetët demokratë ditën e sotme janë ulur në vendet e tyre për të zhvilluar normalisht këtë seancë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të drejtën e fjalës. Ai u ngrit në foltore për të folur, mirëpo Nikolla i dha të drejtën e fjalës Bardhit, i cili kërkoi pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Ai u shpreh se votimi që u bë seancën e kaluar ka qenë në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u garantua kuorumi i nevojshëm.

LEXO EDHE: Parlamenti kthehet në normalitet pas 5 muajve, ambasadorët shkojnë në seancën plenare

“Atëhere nga përmbajtja e proceverbalit në faqen tre drejtuesja ka verifikuar forumin e vendimarrjes dhe rezulton që janë 68 deputetë prezentë. Në emër të PD ju jam drejtuar zyrtarisht dhe nuk keni  ende një përgjigje për të shpallur pavlefshmëri në seancën e kaluar. Procesi i votimit të hapet dueht ë marrin në pjesë 71 deputetë, ndërkohë në procesin e votimit ishin 68 deputetë. Të shpallet pavlefshmëri votimet e seancës së kaluar”, tha Bardhi.

Lulzim Basha duke pritur fjalen ne foltoren e Kuvendit Lulzim Basha duke pritur fjalen ne foltoren e Kuvendit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese