Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bardhi nga Elbasani: Qytetarët nuk e harrojnë mungesën e investimeve, nuk do të gënjehen me asnjë pazar të minutës së fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

251dfa9d13edad2c39003a88509bde35

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka vizituar sot qytetin e Elbasanit, një nga zonat më të rëndësishme në vend sa i takon numrit dhe rëndësisë së elektoratit.

Ai shprehet i bindur se qytetarët nuk do ta harrojnë mungesën e investimeve dhe kujdesit nga qeveria, ndaj nuk do të gënjehen nga asnjë pazar i minutës së fundit.

Sipas tij, në vend ka shumë të rinj dhe të reja që duan ndryshim.

Statusi i Bardhit

Mendjelehtësi e madhe për shefat e rilindjes që i mendojnë banorët e qarkut Elbasan si domen të tyrin, që mund ti shfrytëzojnë për pushtetin personal, e më pas ti braktisin. Edhe më e gabuar ideja se do t’i kenë prapë aty në rresht, dhe se harresën, mungesën totale të investimeve, rimbursimin zero, mosvënien dorë në rrugë, uijësjellësa apo kanale vaditëse, do ti mbyllin me propagandë. E rreme shpresa që kanë se do të bëjnë një pazar të minutës së fundit me varfërinë e njerëzve.

Kudo ku shkel të rinj e të reja, burra e gra janë në një mendje: “Boll më, duhet ndryshim”. Kjo është bindja më e qendrueshme sot në qarkun Elbasan e në gjithë vendin. Ka ardhur koha për një politikë të re që angazhohet dhe ka një plan për t’u shërbyer njerëzve.

Partia Demokratike ka program të detajuar dhe një alternativë serioze e konkrete. 100 milionë euro në vit për subvensionim, dhe 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore. Mbështetja do të jetë direkte dhe për çdo dynym të mbjellë dhe për krerë në blegtori.

Qarku Elbasan fiton. Shqipëria fiton

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img