Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi në Washington, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”: SHBA aleat i përjetshëm

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi në Washington, merr pjesë në “Lutjet e

Prej ditësh kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ditën djeshme deputeti dhe delegacioni parlamentar shqiptar zhvilluan një takim në Departamentin e Shtetit me zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërkohë, këtë të enjte Bardhi ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit ku dhe pati mundësi të takojë pjesëmarrës nga më shumë se 127 vende të botës, me të cilët ndanë pikëtpamjet për situatën politike si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Përmes një postimi në “Facebook”, demokrati shkruan se SHBA mbetet aleati i përjetshëm i Shqipërisë, në të gjitha aspektet globale si në ato ekonomike po ashtu dhe në ato të sigurisë dhe demokracisë.

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjërë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracis”, shkruan Bardhi teksa përfundon postimin e tij me:  Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Theksojmë se pjesë e delegacionit parlamentar shqiptar nuk kishte përfaqësues të Lulzim Bashës. Gazment Bardhi dhe Dhurata Çupi ishin demokratët të cilët ishin pjesë e këtij delegacioni.

Pavarësisht se kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar herë pas here se qëndrojnë pranë aleatëve të tyre amerikanë, SHBA si duket njeh si përfaqësues të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin

LEXO EDHE: Amerikanët s’njohin Lulzim Bashën, vlerësojnë grupin e Gazment Bardhit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese