Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, Rama bashkëpunëtori i Ahmetaj

Shkruar nga Newsbomb

Edhe pse seanca parlamentar u mbyll brenda 15 minutash, deputetët e opozitës të cilët penguan zhvillimin e sencës plenare, deputetet e përjashtuar dhe qytetarët simpatizantë dhe demokratë po vazhdojnë protestën në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Gazment Bardhi i është bashkuar protestuesve ku në një deklaratë për mediat ai ka thënë se në Kuvend ishte dhe bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj,  personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve.

“Siç e patë, sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve.  Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës.

Së dyti besoj se vetëm në regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak dhe me djers në një fushatë që Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar nga njëra anë dhe paratë e Arben Ahmetaj dhe aferës së inceneratorëve nga ana tjetër.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe një vend kandidat për në BE që deputetët do duhen të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në sallën e seancave plenare.

E paimagjinueshme e pandodhur, por tërësisht e kuptueshme kur bëhet fjalë për një regjim të korruptuar dhe të kriminalizuar si ai i Edi Ramës. As Garda e Republikës dhe as policia që po dhunon qytetarët që protestojnë sot para sallës së seancave plenare, nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës."

Nga ana tjetër protesta po vazhdon në ambientin e jashtëm të Kuvendit të cilët protestojnë me thirrjet “Rama Ik” dhe me pankarta në duar, "Parlamenti Demokraci".

Me tymuese, flakadanë dhe kapsolla ata po qëndrojnë përpara kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në momentet e para, flakadanët dhe kapsollat janë hedhur edhe në drejtim të efektivëve.

Situata është e tensionuar edhe në hyrje të godinës së Parlamentit, ku efektivët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në sallën e seancave plenare sepse javën e kaluar ata janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës për shkak të veprimeve të dhunshme.

Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama

Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën

Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës

Lexo edhe: Mes kaosit dhe zhurmuesve, seanca plenare mbyllet për 15 minuta

Lexo edhe: Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetaj

Lexo edhe: PAMJET: Tymuese e kapsolla drejt Policisë, nis protesta e opozitës para Parlamentit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese