Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi me deputetët mblidhen në selinë blu, Berisha i ndjek online

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi me deputetët mblidhen në selinë blu, Berisha i ndjek

Për herë të parë pas përçarjes së Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, Gazment Bardhi, nga selia blu, ka njoftuar bashkimin me deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë mbledhje të zhvilluar,  kanë marrë pjesë, deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Qani Xhafa, Ludovik Hasani, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Lika, Helidon Bushati, Petrit Doda, ndërsa nga grupi i Rithemelimit, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhipa, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht, pasi që prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, ka ndjekur online këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe ata që mbështesin ish-kryeministrin Berisha janë bashkuar sot për herë të parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike.

LEXO EDHE: Gazment Bardhi flet nga selia e Rithemelimit: U rikthyem në shtëpi!

Në 13 Dhjetor të 2021, Sali Berisha rimori selinë blu, dhe që prej aso kohe mbështetësit e Bardhit zhvillonin mbledhjet në Kryesinë e Kuvendit.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese