Hapësire reklamuese

Politikë

Bardhi mbledh deputetët, emrat që përfliten për në krye të komisioneve hetimore

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi mbledh deputetët, emrat që përfliten për në krye

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thirrur grupin parlamentar të deputetëve për të biseduar në lidhje me seancën parlamentare që do të zhvillohet nesër.

Pritet që pas disa muajve Kuvendi më në fund t’i  rikthehet normalitetit, kjo pasi opozita dhe mazhoranca kanë arritur dakordësinë në lidhje me Komisionet hetimore. PS dhe grupi i Rithemelimit ranë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS, si dhe për për PPP-të në Shëndetësi.

E teksa ngritja e Komisioneve Hetimore është një hap larg, opozita ka gati edhe emrat për anëtarët dhe kryetarët e këtyre komisioneve. Për komisionin hetimor të sistemit TIMS emrat e mundshëm janë Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferraj, ndërsa për komisionin e Shëndetësisë përflitet, deputetja Albana Vokshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese